Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është “ngacmuar” nga gazetarja e emisionit “Shkurt e Shqip” me disa pyetje provokuese. Që në fillim të intervistës Tavari ka dhënë një përgjigje epike për një pyetje që rëndom bëhet për të provokuar nivelin e shpejtësisë së mendimit.

Mirëpo akoma pa filluar mirë intervistën Kryetari i Komunës së Gostivarit ka bërë gafën e madhe, ku i pyetur se kush peshon më shumë një ton ar apo një ton hekur, “Një ton ar, normalisht” ka thënë ai, duke u bërë sensacion në internet. Gafën e kryetarit të komunës e gjeni në minutën 1:15 të videos.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb