Me 2860 km e tij, Danubi është lumi i dytë, më i gjatë i kontinentit dhe një nga arteriet kryesore të Europës.

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta të ditëve të kaluara, në Budapest, Hungari, termometri ka shënuar -18 gradë dhe autoritetet kanë ndaluar trafikun në lumë.

Edhe të gjitha anijet transit nëpërmjet kufirit me bullgarinë kanë hyrë në portet më të afërta, sepse akulli krijon rreziqe serioze për lundrim.

Në zonën bullgare të Vidin, për shembull, mbulimi nga akulli i Danubit e ka kaluar 80 % të sipërfaqes dhe në ditët në vazhdim parashikohet që shtresa e akullit të zgjerohet edhe më shumë.

Pavarësisht problemeve të mëdha që kanë shkaktuar ngricat, Danubi në akull ofron një spektakël vërtetë unik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb