TIRANE– Këngëtarja Irma Libohova është ngjitur në skenë 5 ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj Besnik Kaso. Përmes një videoje të publikuar në Instagram këngëtarja tregon këngën e tij të preferuar dhe porosinë e tij.
“Jeta kështu është, dhimbjen duhet ta mbaj për vete, ndërsa gëzimin duhet ta ndaj me të tjerët. Pasi kështu më thoshte dhe i ndjeri bashkëshorti im”- ka thënë Irma Libohova e cila më pas ka kënduar këngën “Një jetë me ty”.
Aktori Besnik Kaso u nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, ndërsa me këngëtaren Irma Libohova ka pasur 32 vite martesë, nga e cila kanë edhe një djalë që quhet Ataol.
(d.d/BalkanWeb)