KINE-Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 8 me orën lokale në Platinum HNA Mix Hotel.

Janë të paktën 10 viktima deri tani, në zjarrin e ndodhur në një hotel të Nanchang, qytet i provincës lindore kineze Jiangxi.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 8 dhe forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupat pa jetë të shtatë njerëzve, ndërsa tre te tjerë kanë vdekur teksa transportoheshin në spital.

Hoteli katër katesh është i lidhur me një ndërtesë banimi 24 katëshe, ku janë evakuuar 260 banorë.
Sipas mediave lokale mendohet se ka ende njerëz të bllokuar brenda ndërtesës katër katëshe të hotelit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: