KINE-Kinezët kanë realizuar një urë gjigande lundruese të gjatë 50 kilometra. Vepra e inauguruar në ditët e para të janarit, gjendet në lumin Hongshui, në zonën e Luodian.

Ajo shtrihet në një sipërfaqe më shumë se 54 000 metra katrorë dhe për ta përshkruar të gjithën duhen jo më pak se 10 orë.

Në këtë bukuri atraktive janë vendosur 200 000 objekte të lëvizshme, të cilat janë të ankoruara në shtratin e lumit.

Në pak ditë, shkruajnë mediat kineze, më shumë se 60 mijë turistë kanë vizituar këtë vepër, e cila është e hapur edhe natën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb