Mediat greke kanë risjellë sot në vëmendjen e publikut shqiptarin që ka përdorur 15 emra në jetën e tij dhe që njihet si dyshuari kryesor për sulmin ndaj avokatit grek Paulos Sarakis, 9 vite më parë, kur i hodhi acid në fytyrë.

Ndërsa publikojnë foton e shqiptarit, mediat greke thonë se ai ishte arratisur nga Greqia fill pas sulmit në dhjetor të vitit 2007, e fakti që kanë nisur të flasin për të vjen pikërisht prej dyshimit që ai mund të jetë kthyer kohët e fundit në Greqi.

Sipas mediave greke shqiptari ka këto emra: Demir Papa, Demir Grabova, Demir Papai, Demir Ekimi, Lalaj Prapaj, ose Noti, Arben, Orges, Orkes, Jorgo, Jani, Erion apo Mario.

Ai e ka ndryshuar identitetin e tij herë pas here në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit, pasi dyshohet si një nga dy autorët që tentuan të vrisnin avokatin Sarakis.
Ky i fundit u prononcua për gazetën greke “Protothema” pas arrestimit të shqiptarit dhe tha: “Unë besoj se ka edhe persona të tjerë që dhanë urdhrin për kontratën e
vdekjes. Është detyrë e drejtësisë të hetojë plotësisht këtë çështje dhe të zbulojnë të gjitha palët e përfshira në këtë krim barbar kundër meje”.

Atentati me acid ndaj avokatit Paulos Sarakis ndodhi në vitin 2007 në lagjen ‘Neos Kosmos’të Athinës, ndërsa fatmirësisht mundi të shpëtonte.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb