SHBA-Dëbora ka mbuluar brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë erëra të ftohta të cilët kanë goditur qytetin e Bostonit, New York-ut dhe Washington.
Shumë shkolla janë mbyllur dhe probleme janë shkaktuar në transport dhe rreth 5000 fluturime janë anuluar.

Por pavarësisht të gjitha problemeve dëbora ka dhuruar edhe skenare përrallore dhe shembulli është kjo video e postuar në Facebook, ku duket Central Park-, parku më i madh në Manhattan, në New York, plotësisht i zbardhur nga dëbora.
(da.xha/BalkanWeb)