TIRANE- Javës së nxehtë të politikës të mbushur me akuza dhe debate, që u finalizua sot me protestën e opozitës, nuk i kanë munguar as momentet gazmore. Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka përmbledhur disa prej tyre në një video.

Një nga momentet më pikante ishte kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë seancës parlamentare të së enjtes i drejtohet një prej deputetëve të mazhorancës duke i thënë: “Ulu aty ti, mos dëgjo atë palloshin aty”.

Po ashtu i tensionuar ishte dhe debati në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti i PD, Klevis Balliu ka debatuar madje duke përplasur dorën në tavolinë me kryetarin e këtij komisioni, Ulsi Manja.

“Po bëhemi një tufë me karagjozë këtu të gjithë, duke fol kot më kot. Një tufë karagjozësh, një tufë palaçosh,” i thotë Balliu, Manjës.

Nga ana tjetër ky i kthehet: “Sa bukur këndon mër sa bukur këndon”. “A ka më bilbil se ty, se ke gjithë këto vjet që bën bilbilin këtu. Po bëni si kalamaj të gjithë, ikni ju të vijë babi im,” përgjigjet Balliu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb