Ka krijuar ankth në stadium por më shumë te vetë futbollisti Dembele një ndërhyrje e kundërshtarit në ndeshjen e fundit që Barcelona po luan në kampionat kundër Real Sociedad.

Ky 90-t minutash luhet pa objektiva për të dy skuadrat, por kjo nuk e ka penguar futbollin Raul Navas të bëjë një ndërhyrje brutale ndaj Dembele-s, futbollistit që Franca e ka grumbulluar në Botëror.

‘Sport.es’ e quan ndërhrjen e lojtarit të Sociedad si ‘kriminale’. Menjëherë në fushë hynë mjekët e skuadrës dhe gjithkush nisi të kishte frikë për Dembele-n, duke menduar më të keqen, thyerjen.

Pas disa minutash, kur ndërkohë ndeshja nuk ishte duke u luajtur, ish-futbollisti i Dortmund arriti të ngrihej në këmbë dhe doli duke çaluar, por pa hipur në barrelë.

Kur u kthye në fushë Dembele sërish çalonte, por pjesën e parë arriti ta mbyllte. Valverde e nxorri nga loja në minutën e 54-r dhe tani priten ekzaminimi por vlen të theksohet se frika e madhe ka kaluar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb