Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Pjesë e një grupi hakerash në gjithë botën, ja ku jetonte 24-vjeçari nga Fieri

PALLATI KU JETONTE ALDO YMERAJ

FIER-Pamjet që shihni vijnë nga lagja ‘Konferenca e Pezës’ në Fier, zonë në të cilën banon Aldo Ymeraj, i riu i arrestuar nën dyshimin se është pjesë e një rrjeti të madh hakerash në gjithë botës. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamje nga apartamenti ku jeton Ymeraj, bashkë me nënën e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar. Ashtu siç raportoi më herët ‘BW’ 24-vjeçari ishte një tip i mbyllur dhe i vetmuar, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kalonte në internet.

Ai kishte studiuar për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, për pikturë, por askush nuk e di nëse ishte edhe në këtë fushë gjeni, si në atë të kinerbetikës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si i riu përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 milionë dollarë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimit të rastit në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Çfare pamje joshese nga Fieri, ereeee!!!!
    Po Aldua ku banonte ereee? Pse nuk e tregoje emrin atje tek faturat e emerave kamera? A tu thafte dora qe nuk e tregove emrin. Donja ta shikonja une ere.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.