Spikerja e televizionit amerikan “MSNBC”, Rachel Maddow, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa raportonte lajmin e trishtë për vendimin e administratës Trump, për të ndarë fëmijët nga prindërit për shkak të emigracionit ilegal.

Gazetarja po rapotonte lajmin se administrata e Presidentit Donald Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.

Gazetarja po lexonte raportin nga “Associated Press” mbrëmjen e së martës kur emocionet e mundën përpara kamerave.

Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim kudo në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: