Porto Rico-Erëra që e kalojnë shpejtësinë 250 kilometra në orë dhe shira të furishëm kanë goditur Porto Rikon, duke shkaktuar edhe viktima.
Uragani Irma, me të gjithë fuqinë e tij, ka shkaktuar edhe shumë dëme pothuajse në të gjithë vendin.
Në videon amatore të regjistruar brenda një banese, një nga momentet më të fuqishme të uraganit në Porto Rico.
Uragani Irma, i konsideruar si më i fuqishmi pas Kaltrinës, në 2005, tani po drejtohet drejt Orlandos ku ka filluar evakuimi masiv i popullsisë.
Më pas stuhia e fuqishme do të drejtohet drejt Miami ku pritet të ketë forcën e tij më të madhe.
(da.xha/BalkabnWeb)