Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit ndaj shqiptarit në Greqi, si ndodhi ngjarja

ngjar

Pamjet e atentatit që iu bë ditë më parë një shqiptari dhe mikut të tij grek, janë publikuar nga mediat greke. Teksa udhëtonin me një makinë të marrë me qira, shqiptari 32-vjeçar është qëlluar por tani është jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet filmike të siguruara nga bizneset rreth e rrotull janë transmetuar nga televizioni “Alpha”. Në video duket makina “Peugeot” ngjyrë e zezë e shqiptarit dhe mikut të tij, si dhe më pas dy persona që vraponin.

Pak momente pasi kalon makina, dy persona vrapojnë në drejtim të automjetit. Autoritetet greke dyshojnë se ata kanë qenë dy prej katër autorëve që qëlluan me armë. Njëri prej tyre ishte i veshur me xhinse e xhup të zi dhe vraponte në rrugë. Kurse tjetri ishte me pantallona sportive të zeza, xhup dhe kokore.

Shqiptari u qëllua me plumb në kofshë, kurse greku 29-vjeçar është dëmtuar në zonën e barkut. Mjekët thonë se ata nuk janë në rrezik për jetën.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.