TIRANE – Një incident banal që ka ndodhur mes dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ka përfunduar në dhunë me shqelma e grushte mes tyre.
Një pjesë e ngjarjes është filmuar nga kalimtarët, të cilët kanë sjellë pamjet në JOQ. Sipas dëshmitarit bëhet me dije se dy automjete janë fërkuar mes tyre. Në njërin udhëtonte një djalë e një vajzë dhe në tjetrin një djalë bashkë me të atin. Dy shoferët dhe babai i njërit prej tyre kanë dalë nga automjeti dhe kanë nisur të debatojnë ashpër, për një të gërvishtur të makinave.

Ata kanë nisur të konfliktohen fizikisht ndërsa në ndihmë të babait dhe djalit janë futur disa të njohur të tyre, të cilët janë larguar me makinë sapo ka mbërritur policia.
Ajo që ka rënë në sy ishte një polic, i cili rri në vend dhe nuk reagon fare kur palët në konflikt nisin të zihen e grushtohen në sy të tij. Polici me uniformë, i cili dyshohet të jetë një polic i rrugores, luan i qetë me telefoni, edhe pse disa centimetra nga sytë e tij ndodhi skena e shëmtuar.
Por pak çaste me vonë aty futet një tjetër person, i cili mendohet se mund të jetë një oficer policie nga uniforma që mbante veshur.
“Qëndroi larg. Jeni duke bërë gabimin më të madh”, – dëgjohet të thotë “ndarësi i sherrit”.
Ndërkaq, njëri nga shoferët largohet nga vendngjarja, ndërsa në sfond një vajzë thotë “Asnjë s’ka për të ikur që këtu”. Se çfarë ndodhi më tej me asgjë nuk dihet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: