DIBËR- Merret në mbrojtje 20-vjeçarja, e cila publikoi videon ku shfaqej ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, duke i kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë së Dibrës.

“Banesa ku jeton familja e vajzës ruhet 24 ore nga policia”, pohuan burimet.

Ditën e djeshme, fill pas identifikimit të emrit të saj, A.A, dhe profilit në ‘Facebook’, persona ende të paidentifikuar i kanë hapur vajzës një adresë ‘fanpage’. Në këtë adresë, me përmbajtje fyerjeje, është postuar dhe fotoja e vajzës e pacensuruar. Faqja në fjalë, përmban titullin “100.000 Shqiptare te flliqim kur*ën e politikaneve Anisa…” shkruhet “Anisa….Ku*va e politikanëve që e fiton punën me by*hë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: