SHKODER- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji teksa ndodhet brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar për taksën e Rrugët së Kombit, ka reaguar përmes një mesazhi.

Në një video shihen 11 të arrestuarit me pranga në duart, ndërsa deputetit i cilëson bijë nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë. Ai u kërkon të burgosurve që të ngrejnë duart lart, ndërsa ata i binden duke buzëqeshur.


“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”, -tha Salianji ne Fb.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: