Napoli ia doli të përfitonte më së miri nga ndalesa e Juventusit ditën e djeshme. Ekipi i Sarrit fitoi me rezultatin e ngushtë, 1-0 ndaj Xhenoas në shtëpi, dhe fitorja nuk erdhi me shumë lehtësi. Sfidën e vendosi vetëm një gol i Raul Albiol, në minutën e 72-të. Tashmë, diferenca me Juventusin shkurtohet në vetëm 2 pikë.

Lacio nga ana tjetër, u ndal vetëm në një barazim me Bolonjan, me rezultatin 1-1. Verdi shënoi që në minutën e 3-të për miqtë, ndërsa Lukas Leiva barazoi shpejt, në minutën e 16-të. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe Napoli tashmë mbetet në vendin e 5-të, në kuotën e 54 pikëve, me Milanin që vazhdon të ndjekë nga mbrapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb