ELBASAN- Teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka rënë pre e hajdutëve mbrëmjen e kaluar. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga dera e pasme e teatrit, dhe kanë shkuar në zyrën e Financës, duke vjedhur paratë e kasafortës.

Gazetari Fatmir Popja thotë për “BalkanWeb” se vjedhja është konstatuar paraditen e sotme. Hajdutët kanë marrë nga kasaforta paratë e mbledhuara nga shfaqja “Babai”, ndonëse ende nuk bëhet e ditur shuma e vjedhur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen. Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb