Vazhdojmë serish edhe këtë të shtunë maratonën tonë të “Vipave në Plazh”. Nuk kanë munguar në asnjë ditë të kësaj vere të nxehtë fotot provokuese, relaksuese, seksi, funny të vipave tanë. Nuk kanë harruar të na përditësojnë me momentet e tyre të veçanta të kaluara në destinacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në fakt ajo që ka rënë më tepër në sy, pa përmendur format e tyre superseksi, ka qenë edhe se kanë zgjedhur si destinacion të tyre të preferuar përveç jugut të Shqipërisë, por edhe disa destinacione në malet e Shqipërisë.
armina-mevlani-1
Armina Mevlani
Do e nisim kolazhin tonë për këtë të shtunë me blogeren bukuroshe Armina Mevlani. Ajo kohët e fundit mesa duket ka përqafuar modën e viteve ‘80-‘90 dhe kjo vihet re edhe në rrobabanjot e zgjedhura ku dhe ka pozuar. Në foto ajo shfaqet si gjithnjë lozonjare dhe shumë tërheqëse. Stili retro i zgjedhur nga Armina jo vetëm që i përshtatet por e tregon sikur vërtet i përket asaj epoke të veshjeve me pika, vintage dhe pa dyshim superseksi.
olta-gixhari-1
Olta Gixhari
Temperaturat vazhdojnë të rriten për aq kohë sa pjesë e plazheve është një nga aktoret seksi shqiptare. Olta Gixhari është një nga bukuroshet bjonde që po çmend me fotot e saj provokuese në rrjetet sociale. Në foton e fundit ajo shfaqet shumë sensuale ndërsa del nga deti e veshur me një palë rrobabanjo ngjyrë deti. Ajo shfaqet në superformë me të pasme shumë seksi.
eliona-pitarka
Eliona Pitarka
Edhe pas skandaleve të fundit me sms-të e postuara në media, ajo nuk ndalet me foto super provokuese. Këtë radhë ajo ka dalë në Instastory me duke u shfaqur shumë sensuale me një palë bikini të zeza ku shfaqet gjoksi sensual. Në një tjetër foto të postuar në Instagram Eliona shfaqet në breg të detit nën valët të cilat shfaqin të pasmet e ekspozuara qartë në foto. Më seksi e provokuese se kaq? Vetëm Eliona mund të jetë.
manjola-nallbani
Manjola Nallbani
Më në fund një foto me rrobabanjo edhe nga këngëtarja e njohur Manjola Nallbani. Edhe ajo si shumë vipa të tjerë ka zgjedhur të kalojë pushimet në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Ajo shfaqet në topformë me një palë rrobabanjo të bardha të cilat ishin shumë në modë këtë verë. Pavarsisht viteve, Manjola mbetet një femër tepër tërheqëse dhe me linja perfekte.
florian-binaj
Florian Binaj
Një nga personazhet tona të preferuara të ekranit, Florjan Binaj, aktori i “Portokalli”  ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri këtë verë. Si në skenë, ashtu edhe në jetën e përditshme ai nuk harron të postojë foto argëtuese. Ashtu shfaqet edhe në këtë foto me shokun e tij nën pishinë, ku sa për diversitet kanë zgjdhedhur të bëjnë selfie nën ujë. Funny apo jo?
kejsi-tola-1
Kejsi Tola
Kejsi ka zgjedhur, ndryshe nga vipat e tjerë të cilët nuk u ndalën gjithë kësaj vere me foto superseksi dhe provokuese, të vijë e thjeshtë në postimet e saj. Mbase për shkak edhe të impenjimeve të shumta këtë verë, Kejsi nuk ka qenë tepër aktive me foto me bikini, ose edhe sepse nuk është në natyrën e saj të sjellë foto të tilla. Gjithsesi më në fund ajo ka postuar një foto ku shfaqet e relaksuar në një varkë e veshur me një palë bikini të zeza me një mantel tyl sipër duke e shfaqur të ëmbël dhe të mistershme njëkohësisht./GSH.al/Bluetooth

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb