GREQI- 26-vjeçari shqiptar, Bledar Tërpollari u vra dhe iu pre koka për shkak të përfshirjes në një rrjet të trafikut të drogës. Sipas të dhënave të deritanishme, i riu është vrarë pasi nuk kishte paguar paratë për një sasi droge të trafikuar.

Sipas CNN grek, Terpollari kishte mbajtur 20 mije euro nga trafiku i kokainës.

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është kushëriri i tij, Krenar Tërpollari, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke dhe mësohet se ndodhet në Shqipëri. Më herët u vu në pranga Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena, ndërsa këtë të hënë është arrestuar edhe autori i tretë, Pajtim Jaupi.

Mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar akuzat ndaj tij. Të tre personat e mësipërm akuzohen “Për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Sipas mediave greke, një nga dy të arrestuarit ka dëshmuar se autor i vrasjes është Krenar Terpollari.
“Shkuam te tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ja tregonte atij që e kishte porositur”- deklaroi i arrestuari.

Ndërkohë policia greke bën me dije se po hetohet edhe ndaj një personi të katërt. Bëhet fjalë për një rrjet të mirë organizuar të trafikut të drogës Sarandë-Igumenicë. Ndërkaq, policia greke thekson se ende nuk është zbuluar ku fshihet koka e viktimës.Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj në Igumenicë, ku 26-vjeçari u vra nga me armë zjarri, e më pas i dhe iu pre koka.

BURG PËR AUTORËT
Gjykata greke ka dhënë sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për Emiljano Nanan dhe Pajtim Jaupin, të dyshuar si autorë të vrasjes së Bledar Tërpollarit. Po kështu “burg pa afat” në mungesë është dhënë edhe për Krenar Tërpollarin, kushëri i viktimës dhe i dyshuari kryesore.

Mësohet se autoritetet greke kanë komunikuar me palën shqiptare për arrestimin e Krenar Tërpollarit. Ndërkaq Pajtim Jaupi vijon të mos e pranojë akuzën.

Bledar Tërpollari u gjet i vrarë dhe me kokën e prerë në 9 maj në Gliki të Greqisë

koka e 26-vjeçarit ende nuk është gjetur nga policia. 26-vjecari punonte si bari prej rreth dy muajsh në Gliki dhe shkak i vrasjes, dyshohet prishja e pazareve të drogës.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: