KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku tre persona janë ekzekutuar pas një grindjeje. Sipas mediave kosovare, viktimat janë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi, të gjithë mbi 30 vjeç.

Vrasja e trefishtë ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit në Prizren. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat e fishekëve të cilat sipas policisë janë të dy kalibrave të ndryshëm, kallashnikov dhe pistoletë. Ende policia nuk i ka bërë të ditur motivet e kësaj vrasje makabër, ndonëse ka një pistë hetimi, ndërsa personat të cilët e kanë kryer këtë akt të rëndë janë në arrati.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje. Policia kosovare ka gjetur edhe veturën e braktisur të autorëve të krimit ndërsa është vënë në ndjekje të tyre.

Prokurori i krimeve të rënda, Mehdi Sefa, ka thënë se ka pasur mosmarrëveshje të mëparshme mes viktimave dhe të dyshuarit.

“Po siç duket kanë pasur mosmarrëveshje të mëhershme. Para një viti viktimat e kanë rrahur tani të dyshuarin dhe duket kjo tani ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje”, tha prokurori Sefa.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: