SHBA- Vrasësi Omar Mateen, i cili ekzekutoi me armë 49 persona dyshohet se ka qenë vetë homoseksual. Mediat ndërkombëtare pohojnë se ky informacion mbështetet në burime të besueshme pranë viktimës.

Dëshmia vjen nga një homoseksual, i cili mori pjesë në akademinë e policisë në vitin 2006, duke thënë se ata janë shoqëruar së bashku nëpër lokale dhe se Omar Mateen i ka kërkuar të krijojnë një marrëdhënie së bashku.

Nga ana tjetër shumë persona që kanë dëshmuar në polici pohuan se ata kishin folur më Omarin në faqe online homoseksualësh, dhe se e kanë parë shumë herë në klubin ku ndodhi tragjedia. Për Omar Mateen ishte menduar fillimisht të ketë kryer sulmin për ideologji islamike, por hetuesit tashmë besojnë se ai ka vajtur në klub për të ruajtur sekretin e seksualitetit. Ndërkohë, ish-gruaja e tij, Sitora Yusufiy ka thënë se ai kishte “tendenca homoseksuale”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: