“Zgjidhja e kontestit për emrin e një shteti, siç është rasti me Maqedoninë, nuk mund të krahasohet me problemin e Kosovës”. Kështu deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit shtoi më tej se këto dy raste nuk janë çështje që nuk mund të krahasohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mos krahasoni problemin e një emri, a do të quhet Serbi e Vjetër, Serbi Veriore ose Jugore, me problemin e Kosovës, ku kemi problem me mbi një milion njerëz dhe 10.000 kilometra katrorë sipërfaqe të diskutueshme”, deklaroi Vuçiç, duke shprehur shpresë se edhe për çështjet mes Serbisë dhe Kosovës mund të ketë zgjidhje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: