Kompromisi me shqiptarët e Kosovës është vital për interesat e Serbisë dhe popullit serb, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kompromisi sipas tij nuk duhet anashkaluar. Këtë ai e ka thënë pas një takimi që ka zhvilluar me disa studentë nga Mitrovica e Veriut.

“Askush nuk mund të mendoj që për të arritur diçka me Kosovën dhe Metohinë, mund ta bëjë këtë duke ua ngrehur veshët serbëve”, ka thënë Vuçiç, shkruan Tanjug.

“Nëse dikush do që të hyjë në OKB, duhet të arrij marrëveshje me Serbinë. Kështu për këtë marrëveshje duhet të gjendet një zgjidhje përmes kompromisit”.

“Nuk e shoh që Prishtina të mund të hyjë në OKB pa një kompromis të vështirë, gjithëpërfshirës dhe serioz, të cilin mund të bëjnë me Beogradin dhe Beogradi mund ta bëjë atë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb