BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se çdoherë do ta mbëshTesë Listën Serbe në Kosovë, pasi nëpërmjet saj, Serbia ka ndikim.

“Sa na përket neve, ne do ta mbështesim listën Serbe, sepse në këtë mënyrë Serbia ka ndikim në territorin e vet” u tha sot Vuçiç gazetarëve në qytetin Vllasotince në Serbi, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, ai ka theksuar se ka presion të madh nga jashtë nëpërmjet disa ambasadave perëndimore që “të shkatërrohet” Lista Serbe dhe ndikimi serb në Kosovë, por tha se ata këtë e bëjnë me anë të disa serbëve së bashku me shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: