SERBI- Disa ditë para zgjedhjeve presidenti serb Aleksandar Vucic deklaroi interesin e madh që ka partia e tij për të mbajtur pushtetin në kryeqytetin serb. Partia e Vucic hyri në garë me qëllim të vetëm fitoren, dhe si duket atë e arriti mjaft bindshëm.

Ka qenë vetë Vucic ai që e ka bërë të ditur se partia e tij ka korrur fitore në mbi 45 përqind, që llogaritet të jetë prej fitoreve më bindëse në Beograd. Por, presidenti serb përmendi edhe disa presione dhe kërcënime për ta prishur procesin zgjedhor.

“Sot ishte një ditë e mirë, dita kur qytetarët zgjodhën përfaqësuesit e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, dhe treguan një fytyrë vërtet demokratike të vendit, pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve të shumta për të prishur këtë proces”, ka thënë Vucic.

Edhe në Kosovë kanë pasur ndikim zgjedhjet në Serbi, pasi deputetët serbë nuk donin ta votonin Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës pa përfunduar zgjedhjet lokale në Serbi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb