SHBA– Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillon nj vizitë zyrtare në Uashington, ku është takuar me kongresmenë amerikanë. Përmes një statusi në Twitter, Xhafaj thotë se ka pasur një axhendë të ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA, ku ka marrë vlerësime për reformat në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

“Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas takim me një tjetër mik të Shqipërisë kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”- ka shkruar Xhafaj.
Screenshot_10-4
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: