Është një prej imazheve zyrtare me këngë e Botërorit të këtij viti në Rusi. Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ndodhet për xhirimet e klipit të saj më të ri të këngës “Live It Up” që është kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”.

Era bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam është parë në xhirime të këtij klipi por si duket, Ronaldinhos, legjendës së Brazilit, i ka pëlqyer qtë jetë shumë afër këngëtares kosovare. “Një selfie legjendare”, shkruan Era në Instagram.

Pas publikimit të këngës, Era, Will Smith dhe Nicky Jam pritet që të lancojnë edhe videoklipin ndërsa këngëtarja kosovare pritet që të udhëtojë për Rusi në hapjen zyrtare të kampionatit edhe pse ende nuk dihet a do të pajiset me vizë nga autoritetet ruse. “Live it Up” në versionin audio ka për 10 ditë mbi 14 milionë shikime.

era-ronaldhinjo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: