Pak javë më parë, Amir Rrahmani ka nisur një lidhje të re me këngëtaren Era Istrefi. Dyshja duket se janë duke e shijuar në maksimum fillimin e lidhjes, ndërsa më parë janë parë në një garë të Formula 1 në Itali.

Rrahmani e ka nisur fazën përgatitore me napolitanët dhe është gati për sezonin e ri në Serie A. Mirëpo, ai gjeti kohë për ta kaluar një kohë me të dashurën e tij të re.

Era e ka bërë një postim me disa foto në Instagram, ndërsa në njërin prej tyre shihet trupi i Rrahmanit dhe një zinxhir me numrin 13, të cilin e mban ai në fanellë, derisa në dorë e mban pijen energjitike imazh i së cilës është vetë Era Istrefi.

Ajo i ka postuar edhe disa fotografi të tjera me bikini, ku shihen linjat perfekte të trupit, ndërsa prania e Rrahmanit nuk ishte e vështirë të zbulohej, ndonëse nuk ia ka zbuluar fytyrën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb