LOS ANGELOS– Yjet e Hollywoodit, Jodie Foster dhe Michael J. Fox drejtuan një protestë dje pasdite në Beverly Hills për të treguar mbështetjen e tyre për të drejtat e migrantëve si edhe për të bërë thirrje për respektimin e lirisë së medias.

Më shumë se 1 500 persona ishin të pranishëm në protestën e quajtur ndryshe ”Zërat e bashkuar”, organizuar nga United Talent Agency (UTA).

Kjo agjenci hoqi dorë nga mbrëmja e çmimeve Oscar pas njoftimit të presidentit amerikan për ndalimin e hyrjes në vend të qytetarëve nga shtatë vende myslimane.

Regjisori iranian, Ashgar Farhadi, i cili deklaroi se nuk do të jetë në këtë ceremoni për shkak të pengesës për të udhëtuar, iu drejtuar protestës me një video link.

Filmi i Farhadit ”The Salesman” është nominuar si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb