Një histori dashurie dhe vepra me disa prej arieve më të paharrueshme në Opera. “La boheme” rikthehet në skenë duke sjellë suksesin e Puçinit përmes një produksioni shqiptar.

“La Boheme’’, kryevepra e Gaicomo Puçini-t, një histori dashurie që ngjizet në Parisin e shekullit XIX rikthehehet në skenën e Teatrit të Operas në datat 11, 12, 15, 17 dhe 19 prill. Opera me katër akte, shfaq romancën e bukur dhe tragjike që mori shkas nga romani I Henri Murger. Në dy rolet kryesore të Mimisë dhe Rodolfos, Eva Golemi dhe Klodian Kaçani, rrëfejnë emocionet.

Opera “La Bohème”, shënoi origjinalitetin dhe suksesin e Puçinit. Vepra përmban disa nga ariet dhe skenat muzikore më të paharrueshme të zhanrit operistik. Motive të shkurtra muzikore, tema dhe gjendje shpirtërore alternohen për të nxjerrë në pah aspekte të dramës. Në rastin e Mimì dhe Rodolfo, frazat muzikore sjellin ciklin e plotë të veprës, duke e lënë muzikën të zbulojë kujtimet që përsëriten në mendjet e të dashuruarve ndërsa japin lamtumirën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: