Javier Zanetti, legjenda e Interit që ka luajtur edhe për kombëtaren argjentinase, ka dalë kundër rrymës pas humbjes që ‘albiçelestët’ morën kundër Kroacisë.

Ish-futbollisti me anë të një statusi në rrjetet sociale i fton të gjithë të mbështesin Argjentinën pavarësisht se shanset për kalimin e grupit janë minimizuar ndjeshëm.

“Para ndeshjes kemi marrë këtë foto duke e përsëritur këtë fakt 4 vjet më parë në Brazil – shkruan ish-kapiteni në Instagram, duke bashkuar një portret familjar të marrë në Brazil .

“Megjithëse buzëqeshja jonë është zhdukur, ne kapemi për faktin se ka ende mundësi … Nuk është koha për të gjykuar, por për të mbështetur ekipin tonë. Forca Argjentinë!”, ka përfunduar zëvendëspresidenti i Interit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb