IGUMENICE-Në kuadër të një operacioni anti-drogë, policia greke ka sekuestruar 76 kg 310 gram marijuanë në Igumenicë, pranë kufirit greko-shqiptar.

Mediat vendase raportojnë se droga u gjet dje pasdite në Trikorifo e futur në 3 çanta me nga 29 pako secila.

Dyshohet se trafikantët kanë braktisur lëndën narkotike sapo kanë pikasur policinë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: