Signal, aplikacioni i komunikimit i cili më së shumti vlerëson privatësinë, tashmë ofron një aplikacion në desktop.

Signal Desktop, i cili është i disponueshëm në Windows, MacOS dhe Linux vjen për të zëvendësuar aplikacionin Signal në Chrome.

Në vetvete ai nuk është shumë ndryshe nga homologu i Chrome, por të kesh një aplikacion të dedikuar desktop do të thotë shumtë.

Ndërsa përpjekjet për ta marrë seriozisht privatësinë janë shtuar nga kompanitë që ofrojnë aplikacione të tillë, Signal e ka atë prioritetin numër një, njofton PCW.

Pikërisht këtu ka fituar popullaritet tek ata që e vlerësojnë privatësinë si politikanët dhe gazetarët.

Aplikacioni Signal do të jetë i disponueshëm për versionet 64Bit të Windows 7, 8, 8.1, 10, MacOS 10.9 dhe Linux.

Për ta shkarkuar ju ftojmë të klikoni në këtë lidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: