Në nëntë vite dhe 214 mijë misione, në zonën IceBridge , Nasa ka realizuar foto të mrekullueshme nga Arktiku dhe nga Antarktida.

Por kjo e fundit është pa dyshim më e veçanta. Bëhet fjalë për një zonë të madhe akulli në formën e zemrës, e cila është shpërndarë nga agjencia hapësinore pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Zemra prej akulli gjendet në Veri-Perëndim të Groenlandës dhe është parë për herë të parë në 27 marsin e 2017, por Nasa ka pritur gjithë këta muaj për ti bërë një dhuratë të mrekullueshme të gjithë të dashuruarve.

Le të magjepsemi nga ky timelapse i realizuar në akujt e Groenlandës nga mjeti P-3 Orion i Nasa, në një masë të dendur akulli e cila rrezikon ekzistencën e saj për shkak të ndryshimeve klimatike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb