LSDM-ja ka fituar thuajse 40 komuna sipas rezultateve të para të publikuara në sistemin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedoni. Lëvizja Besa nuk ka mundur të fitoj asnjë komunë në këtë rreth të votimit, ndërsa është në lojë të rrethit të dytë në disa komuna të Pollogut dhe në Çair e Studeniçan, njofton Telegrafi Maqedoni.

PDSH-ja është në pritje të rrethit të dytë për të kuptuar a do ta mbajnë Komunën e Studeniçanit edhe për një mandat. Aleanca për shqiptarët ka korrur rezultat të mirë në këto zgjedhje ku vërehet përmirësim të pozicioneve në Tetovë, Gostivar dhe Vrapçisht. Struga mbetet bastion i kësaj partie, respektivisht, Ziadin Sela e vazhdon edhe një mandat në këtë komunë.

OBRM-PDUKM-ja është humbësja e këtyre zgjedhjeve me disa komuna të fituara edhe pse mbante shumicën e tyre deri tani. Kryqyteti i Maqedonisë është duke u dominuar nga kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov i cili deri në ora 03:00 pas mesnate, sipas KSHZ-së kishte diferencë prej 10 mijë votash ndaj Koce Trajanovskit të OBRM-PDUKM-së.

Komunat përbërëse të Bashkisë së Shkupit do të udhëhiqen nga kandidatë të LSDM-së, edhe pse nuk janë të gjitha rezultatet e publikuara dhe zyrtare. Nga KSHZ njoftojnë se rezultatet do të duhet të konfirmohen deri të mërkurën(18 tetor) për të ditur saktë kush dhe me kë do të përballet në rreth të dytë apo kush do të zgjidhet kryetar prej këtë javë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb