Ndoshta Interi do të kishte fituar edhe nëse ai do të përfundonte ndeshjen, por për 60-të minutat që Arlind Ajeti qëndroi në fushë për Crotone-n ‘zhduku’ një sulmues si Mauro Icardi dhe bëri ‘shterpë’ të gjithë repartin ofensiv të zikaltërve.

Dëmtimi nuk e lejoi që të përfundonte takimin, por pavarësisht kësaj qendërmbrojtësi shqiptar është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mire të kësaj jave në “Serinë A”.

Portali Italian “Tuttomercatoweb” e ka përzgjedhur Ajetin në formacionin më të mirë të kësaj jave, në qendër të prapavijës, repart në të cilin rreshtohen edhe Kolarov, Kalabria e Skrinjar.
21753304_1405795639457338_2451725600972059155_o
Ndonëse ka luajtur vetëm 2 ndeshje me skuadrën e tij të re, Ajeti ka lënë shenjë dhe kjo shihet qartë nga renditja që ky portal u ka bërë të gjithë lojtarëve të Serisë A duke marrë për bazë mesataren e notes që i kanë vënë në javët e para të kampionatit. Ajeti gjendet në vendin e 14 në renditjen e Serisë A, një vlerësim shumë i lartë duke llogaritur se për një mbrojtës është e vështirë të ketë një mesatare të përgjithshme 6.75, aq më tepër në një skuadër të vogël si Crotone.

Për Ajetin është konfirmuar se dëmtimi në fundjavë nuk është serioz dhe ai do të jetë i disponueshëm që në ndeshjen e radhës, nesër kundër Atalantës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb