Eliminimi i Italisë nga Botërori shtangu tifozët ‘axurrë’, mirëpo sportdashësit në mbarë botën në përgjithësi i shqetësoi apo i bëri më shumë përshtypje mungesa e Buffon sesa e kombëtares së kaltër në “Rusi 2018”. Kjo pasi portieri i Juventusit është një legjendë e vërtetë dhe të tillë e bëjnë edhe gjestet.

Një i tillë ka ndodhur mbrëmë pas sfidës që bardhezinjtë luajtën në “Champions League” kundër Barcelonës. 39-vjeçarit një nga tifozët ultras të klubit i kërkoi tutat e Juves dhe jo siç ndodh zakonisht fanellën.
bufonzhvishet-470x282
Buffon nuk e bëri dysh dëshirën e tifozit dhe në fund nuk nguroi t’i falënderonte të gjithë ata që kishin ardhur në stadium për të mbështetur ekipin. E gjitha kjo i shpëtoi medias ndërkombëtare por jo fotografëve të klubit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb