GJIROKASTËR- Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Saraqinishtë, në njësinë administrative Antigone të Gjirokastrës, shumë pranë parkut arkeologjik të Antigonesë.

Fatmirësisht një person që ka qenë në banesë ka arritur të dalë, ndërkohë që flakët janë neutralizuar.
Fillimisht është djegur një pjesë e shtëpisë që përdorej si kuzhine dhe më pas nga flakët është djegur dhe kasollja. Mësohet se pronari i shtëpisë po ziente raki.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: