Lajmi qarkullonte prej disa ditësh, por tani është zyrtar: Eros Grezda do të jetë risia e Kombëtares për ndeshjet me Lihtenshteinin dhe Spanjën më 6 dhe 9 tetor. Në pritje të listës që do të shpallë trajneri De Biazi, është Lokomotiva e Zagrebit që e ka zyrtarizuar sot grumbullimin e 21-vjeçarit.

Përmes një postimi në “Facebook”, klubi nga kryeqyteti kroat bën me dije se mesfushori me tipare sulmuese ka marrë për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja A e Shqipërisë. “Me krenari njoftojmë se Eros Grezda, deri tani pjesë e Shqipërisë U-21, është thirrur për herë të parë nga ekipi A i Shqipërisë për ndeshjet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës”, thuhet në postimin e Lokomotivës.

21-vjeçari nga Gjakova ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen U-21 të kuqezinjve, ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol në shtatë ndeshje të Super Ligës kroate me Lokomotivën e Zagrebit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: