Cristiano Ronaldo është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Pas shumë pritjeve mediat në Spanjë dhe Itali kanë raportuar se gjithçka është mbyllur për shifrën e 105 mln eurove.

Për futbollistin portugez do të shkojnë 120 mln euro, të cilat do t’i përfitojë për 4 vite.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti portugez me anë të një letre të hapur. Në të thuhet se futbollisti i ka kërkuar vetë klubit që të largohet, duke i hequr kështu përgjegjësitë presidentit Fiorentino Perez.

Kujtojmë që sot drejt Greqisë, vendit ku Ronaldo po kalon pushimet, është nisur numri 1 i Juventusit, Andra Agnelli, i cili në darkë pritet të kthehet në Torino së bashku me futbollistin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb