I ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Abdyl Kuriu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, e ka parë shumë të zymtë situatën te Vllaznia.

Nuriu u shpreh se shkodranët sot kundër Partizanit ishin një skuadër pa grintë dhe dukej sikur e kishin parapërgatitur rënien.

“Përderisa Vllaznia ka nisur rrugën për kategorinë e parë ky sezon është super i dështuar për shkodranët. Një skuadër pa grintë, pa dëshirë. U mundën nga një skuadër e cila kishte interesat e veta, Vllaznia e kishte parapërgatit largimin.”

Eduart Prodani, një tjetër i ftuar, për temën në fjalë shtoi: “Vllaznia mu duk e dorëzuar, e domoralizuar . E pash me kujdes ndeshjen sepse kishte zëra se Partizani do ta toleronte. Të kuqve iu duheshin pikët për të kapur Europën dhe i morën. Ky është futbolli.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb