TIRANE – Adelina Tahiri është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, Adelina ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga pritja më e bukur në botë.

Këngëtarja në muajin dhjetor u martua  me avokatin e njohur maqedonas, Serjoza Markov. Ndërkohë fotot me bashkëshortin Adelina i ka të pakta. Por ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një video të çiftit në makinë ndërkohë që bashkëshorti i saj kujdeset për të dhe e puth. Ndërsa në sfond dëgjohet kënga romantike “Tonight”, e kënduar nga Reamonn dhe Adelina shkruan: “Të dua”

❤️?? i love u ❤️❤️❤️

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: