TIRANE- Ndërsa debati për Teatrin Kombëtar vijon, studiuesi i njohur Aurel Plasari ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”. Teksa risjell në vëmendje një parrullë shekspiriane, “Teatri është gracka…”, ai shkruan se “Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe kjo mjafton”.

Plasari thotë se tashmë e kupton se “përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku”.

POSTIMI I PLOTE
HE LUST FOR POWER / EPSHI PËR PUSHTET

Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe kjo mjafton.

Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, “Teatri është gracka…”, e ka thënë gjithçka. Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.

Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit, kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij “Komedia e keqkuptimeve”, “Ëndrra e një nate vere” etj. Tani, në tjetër moshë, ia kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese “The lust for power”. E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?

Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e artistëve – përshirë edhe time mbesë – from Shakespeare with love. fb a.p.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb