TORONTO– Të shtëna me armë janë regjistruar sot në rrugët e Torontos në Kanada, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës në Greektown, një zonë popullore e qytetit plot me restorante dhe dyqane.

Nga të dhënat paraprake, një person, ende i paidentifikuar, i veshur me të zeza, hapi zjarr me armë, ndërsa më pas u vetëvra.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autori qëlloi 20 herë me armë, ndërsa viktimë mbeti një grua. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: