Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ka qenë presidenti Thaçi që përmes një postimi në Twitter, ka treguar se me Hahn ka biseduar për agjendën evropiane të Kosovës.

“Diskutuam çështje të rëndësishme përkitazi me agjendën evropiane të Kosovës në prag të Samitit të Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe për jetësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Twitter”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: