Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka kujtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi nismën e LSI qe prej legjislatures se kaluar ka mbetur e bllokuar në Kuvend, në lidhje me projektligjin për koncesionet dhe PPP-të.

Përmes një letre Vasili i kujton Ruçit se kjo nismë është bllokuar në mënyrë të padrejtë. “Kjo situate dëshmon plotësisht se veprimtaria parlamentare nuk udhëhiqet më nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë si dhe detyrimet e patjetërsueshme, që rrjedhin nga ajo,por vetëm nga interesat e ditës së maxhorancës e cila praktikisht ka dalë mbi Rregulloren dhe detyrimet që rrjedhin prej saj duke uzurpuar edhe formalisht edhe procedurialisht Kuvendin e Shqipërise,” shkruan Vasili.

Letra e plotë

I nderuar Kryetar,
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nisur nga:
-Shqetësimet e mëdha që kishin lindur lidhur me zbatimin e ligjit për Konçesionet dhe partneritetin publik privat,
-Ndjeshmërinë tepër të lartë publike,
-Mungesën totale të trasparencës në dhënien e koncesioneve dhe klientelizmin e shfrenuar korruptiv qeveritartë lidhur me to,
-Përdorimin e fondeve shumë të mëdha shtetërore në Konçesione teper te dyshimta dhe pa asnjë impakt pozitiv për publikun.
Që në 16 02.2016 ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën ligjore për një PROJEKTLIGJ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR”
Kjo nismë filloi shqyrtimin e saj në parim në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese,por shqyrtimi i mëtejshëm i saj u bllokua në mënyre të njëanshme dhe arbitrare nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Kjo nismë u ridepozitua në shtator të vitit 2017 me fillimin e Legjislaturës së re.
Megjithëse jemi në mbyllje te Sesionit të dytë të Legjislaturës së re kjo nismë vazhdon të bllokohet në mënyre arbitrare dhe arrogante nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese si dhe Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë.
Këto komisione në shkelje flagrante të Rregullores së parlamentit kanë bllokuar totalisht shqyrtimin e saj pavarësisht se kjo nismë ka qenë vazhdimisht e miratuar në Programin e Kuvendit dhe në Kalendarin e punimeve te tij edhe me data te përcaktuara.
Kjo situate dëshmon plotësisht se veprimtaria parlamentare nuk udhëhiqet më nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë si dhe detyrimet e patjetërsueshme, që rrjedhin nga ajo,por vetëm nga interesat e ditës së maxhorancës e cila praktikisht ka dalë mbi Rregulloren dhe detyrimet që rrjedhin prej saj duke uzurpuar edhe formalisht edhe procedurialisht Kuvendin e Shqipërisë.
Z.Kryetar
Ju dini fort mirë që shqyrtimi i nismave të deputetëve apo të një grupi deputetësh nuk janë një favor, që maxhoranca mundet apo jo t’ja bëje opozitës apo deputetëve të veçantë, por një detyrim i patjetërsueshëm, dhunimi i të cilit e zhbën Parlamentin dhe thelbin demokratik të ekzistencës së tij.
Ndaj kësaj ngjarje, që ka qenë vazhdimisht në sytë tuaj nuk ka pasur asnjë reagim institucional, ndonëse unë, në emër të grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kam pritur me durim, që ky respekt minimal dhe imponim për të ushtruar rregulloren të ndodhte nga Ju.
Për fat të keq kjo nuk ndodhi dhe nisma nuk është marrë fare në shqyrtim edhe sot e kësaj dite ndonëse Ju dhe maxhoranca nëpërmjet jush ka futur per shqyrtim e miratim në Seancë Plenare dhe Komisione Parlamentare, projektligje të qeverise pa fund dhe me procedurë te përshpejtuar.
Unë e kuptoj ndjeshmërinë dhe njëanshmërinë tuaj për maxhorancën, që ju ka zgjedhur,por ju kujtoj se administrimi i jetës parlamentare në respekt të Rregullores së Kuvendit dhe monitorimi i saj janë detyrë e juaja.
Tolerimi i një situate të tillë, kur nisma e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim bllokohet në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e juaja.
Për sa më sipër kërkoj nga ju te evidentoni përgjegjësit dhe përgjegjësitë e kësaj situate tepër të rëndë e të paprecedent në jetën parlamentare si dhe kthimin e funksionimit të Komisioneve Parlamentare jo sipas dëshirës dhe interesit politik të dites sëmaxhorances, por në perputhje me rregulloren e Kuvendit.
Eksperienca e gjatë e juaja në jetën parlamentare besoj se është e mjaftueshme, qe ju të ndani me objektivitet dhe pa komplekse, detyrimet parlamentare tuaja si Kryetar i Kuvendit nga ato si një i zgjedhur i maxhorancës. Unë dua të besoj se ky rikthim ndonëse tepër i vonuar i normalitetit në punën e Kuvendit do të ishte jetik jo vetëm për të, por në radhë të parë për qytetarët, që e kanë votuar Kuvendin për të funksionuar si pushtet demokratik dhe përfaqësimi dhe jo si një plaçkë tregu e maxhorancës.
Duke ju falenderuar për vëmendjen,
KRYETARI

PetritVasili

0052a895-687c-447b-9dde-34e3c4a76d50 b0bb2ff3-add3-42ea-8dbc-f6fd99e1405a 222cff1c-7c8b-4987-aaa6-075220692ba1

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: