TIRANE- Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në “Asllan Rusi” mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Tiranës, në një ndeshje basketbolli.

Pamjet e publikuara tregojnë se sherri ka ndodhur pak para se të niste finalja e basketbollit. Nga videoja duket që tifozët e Tiranës kanë sulmuar ata të Vllaznisë.


17638144_1268437223276178_2245072516215209984_n by e-d21

Policia njofton se ditën e sotme kanë nisur hetimet për disa persona.

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u referuan materialet për shtetasit G.A, 24 vjeç; Xh.Sh, 17 vjeç; R.B, 24 vjeç; dhe M.M, 24 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, jashtë ambienteve të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kanë goditur me grusht shtetasit F.S, 22 vjeç dhe E.T, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar 24-vjeçarit me inicialet R.B, iu gjet 1 flakadan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: