Një numër i madh njerëzish u përfshinë në një përleshje masive në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Chicagos.

Ngjarja ka ndodhur në zonën ku merren në dorëzim bagazhet.

Pasagjerët u rrahën me njëri-tjetrin me grushte, ndërsa dy persona u vunë në pranga.

Policia arrestoi Christopher Hampton, 18 vjeç dhe Tembra Hicks, 20 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht një 24-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb