Tifozët e Partizanit, grupimi i tyre me i madh, “Ultras Guerrils” janë distancuar nga banderola e shfaqur në stadium ku shkruhej “1 grek i vrarë një bastard më pak”.

“Sqarojme se tifozeria e organizuar e Partizanit dhe grupimi Ultras Guerrils nuk ka lidhje me parrulla rraciste te shfaqura nga individe ne stadium. Nuk i mbeshtesim parrulla te tilla qe na barazojne me nivelin e nje ekstremisti. Nuk mund te identifikoje veprimi i disa individeve nje tifozeri te tere !
I bejme thirrje mediave te promovojne koreografite dhe elementet pozitive e mos te instrumentalizojne parrulla te tilla qe nuk perfaqesojne qendrimin e tifozerise se kuqe.” -thuhet ne reagim

Reagimi I Tifozeve Te Partizanit

Në mesin e tensionit diplomatik ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë ku shkak u bë vrasja e minoritarit në fshatin Bularat të Gjirokastrës, u përfshinë edhe tifozët e Partizanit të cilët me anë të një banderole percollen një mesazh me përmbajtje thellësisht raciste: “1 Grek i vrarë, 1 bastard me pak”.

1 Grek Me Pak 1 Bastard Me Pak(1)

Banderola ka bërë jehonë të jashtëzakonshme në shtetit fqinj ku mediat kanë analizuar me detaje jo vetëm këtë mesazh por janë përfshirë edhe në atë që përfaqëson klubi i Partizanit, presidenti Demi, Olsi Rama etj: “Një flamur anti-helenizëm për vdekjen e Kacifës në një ndeshje futbolli në Shqipëri. Tifozët e Partizanit kanë vendosur parulla me përmbajtje anti-helene duke iu referuar rastit të vdekjes së Konstantin Kacifës në fshatin Bularat. “Një provokim i pastër”, – shkruhej ndër të tjera në mediat greke.

Mediat Greke Per Demin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: